Nis puna për restaurimin e Urës së Kollorcës në Gjirokastër
Nis puna për restaurimin e Urës së Kollorcës në Gjirokastërhttps://ata.gov.al/2018/08/06/nis-puna-per-restaurimin-e-ures-se-kollorces-ne-gjirokaster/Ura e Kollorcës, monument kulture i kategorisë së I-rë, ngrihet mbi lumin Drino, rreth 4 km në jug-lindje të Gjirokastrës. Ajo ka një gjatësi prej 103 m dhe përbëhet nga pesë harqe të mëdhenj.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 6 Gusht 2018
TIRANË,6 gusht /ATSH/ – Monumentet e kulturës me vlerë historike dhe si atraksione shumë të kërkuara turistike, janë në vëmendje e specialistëve këtë sezon veror për t’i rikthyer ato në vende të denja për t’u vizituar.
Së fundmi ka nisur puna për restaurimin e Urës së Kollorcës.
Ura e Kollorcës, monument kulture i kategorisë së I-rë, ngrihet mbi lumin Drino, rreth 4 km në jug-lindje të Gjirokastrës. Ajo ka një gjatësi prej 103 m dhe përbëhet nga pesë harqe të mëdhenj.
Projekti i hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës parashikon ndërhyrje përforcuese dhe restauruese mbi urë./a.a/ /a.g/





















