TIRANË, 6 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Inter vijon të jetë aktive në merkato dhe sipas lajmeve që vijnë nga Milano, duket se shpresat për të blerë mesfushorin e Real Madrid, Luka Modriç nuk janë venitur totalisht.
Sipas “Sportmediaset”, Inter është duke pritur takimin mes Modriç dhe Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Nga ky takim pritet të dalë dhe verdikti final i të ardhmes së Modriç. Vetë Perez ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta shesi lojtarin, teksa ka shtuar e vlera e tij në merkato është 750 milionë euro. Në këtë prizëm, shpresat e Interit janë thuajse 0, por vullneti i lojtarit mund të bëjnë diferencën, prandaj dhe drejtuesit e Interit janë duke ushtruar presion te menaxherët e kroatit nën kampion bote.
Në pritje të kësaj tratative, Inter duket se po humb edhe pjesët. Kështu, Perisiç, anësori kroat i Interit duket se është gati të largohet. Skuadra e parë që ka vënë syrin te futbollisti është Manchester United, që është gati të bëjë dhe një ofertë joshëse për Perisiç. /a.g/





















