Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Sezon turistik, stafi mjekësor i qendrave shëndetësore në gatishmëri

TIRANË, 1 gusht/ATSH/-Ndërsa shumë qytetarë kanë nisur tashmë pushimet, për stafin mjekësor të qendrave shëndetësore verore kulmon puna.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Shëngjin, një prej plazheve më të populluar, qendra shëndetësore është e hapur 24/7 për pushuesit.

Në të gjithë vendin janë në dispozicion 26 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbim të pandërprerë në zonat turistike. /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElisabeta Ymeraj merr drejtimin e Prokurorisë së Tiranës
Artikulli tjetërSOFT NEWS  – Vjedhje spektakolare e bizhuterive të familjes mbretërore suedeze