Ballina Lajme nga Vendi

Raporti i DASH, Rama-opozitës: Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ – “Do apo nuk do Partia Demokratike plagët po luftohen sot si kurrë më parë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke reaguar pas deklaratës së Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me raportin e DASH për klimën e biznesit në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama u shpreh se “PD do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun”.

“Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë. Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun. Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë. Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë”, shkruan Rama./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUshqimet verore, si mund t’i rezistoni të nxehtit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Qumështi shtohet pas ujit në çaj apo e kundërta?