LONDËR, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Një pyetësor tipik britanik duket se po i jep fund një debati shumë të vjetër në lidhje me çajin.
”Qumështi duhet shtuar pas ujit”, ishte përgjigjJa e pjesës dërrmuese të personave të intervistuar.
Pyetësori i realizuar nga instituti ‘’YouGov’’ në një target grup prej 1 600 personash, bën me dije se 80% e tyre hedhin ujin përpara se të shtojnë qumështin për përgatitjen e çajit.
Pyetja, që mund të duket sipërfaqësore për shtetasit jobritanikë, ka ngjallur komente të shumta dhe është trajtuar madje edhe në një ese nga shkrimtari i famshëm britanik, George Orwell, me titull ‘’Një filxhan i mirë çaji’’ në vitin 1946, ku ai mbronte idenë që uji duhej shtuar përpara qumështit.
”Rendi varet nga mosha, rreth një e treta e personave të moshës 65 vjeç dhe më tepër hedhin ende qumështin në fillim, kundrejt vetëm 4% të moshave nga 18-24 vjeç”, sipas anketimit.
Çështja ka një lloj lidhjeje edhe me shtresën shoqërore, sqaron ‘’Yougov’’ në web-in e saj.
Porcelani delikat mendohet t’i rezistojë më së miri krisjes nga uji i vluar, pra kjo shpjegon se shtresa e mesme shtonte qumësht në fillim për të ulur temperaturën e pijes.
Megjithatë ‘’Yougov’’ na siguron se në ditët tona, ky dallim nuk ekziston më dhe klasat e punonjësve ashtu si dhe klasat e mesme shtojnë ujin përpara qumështit./ /v.b/ a.jor.













