Ballina Bota

JAPONI – 300 viktima nga i nxehti ekstrem dhe fatkeqësitë natyrore

TOKIO, 31 korrik /ATSH-AA/ – Mbi 300 persona në muajin korrik vdiqën në Japoni si pasojë e fatkeqësive të shkaktuara nga kushtet e këqija atmosferike.

Autoritetet zyrtare, përgjegjëse për menaxhimin e katastrofave në vend, njoftuan se 222 persona kanë humbur jetën vetëm nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet intensive që përfshinë vendin në dy javët e para të muajit.

Zyrtarët theksuan se rreth 100 persona humbën jetën nga probleme shëndetësore të lidhura me temperaturat ekstreme, mbi 40 gradë Celsius.

Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar Agjencinë për Menaxhimin e Zjarreve dhe Katastrofave, tha se 125 persona humbën jetën nga temperaturat e e larta në vend nga 30 prilli deri më 29 korrik, duke shtuar se mbi 57.500 persona kanë pranuar ndihmë mjekësore për shkak të goditjes nga dielli./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAhmetaj: Vetëm në gusht 2013 janë bërë 21 kontrata koncesionesh
Artikulli tjetërWhatsApp vjen me risi, shiheni në grup