Në Ministerialin mbi "Lirinë Fetare", në Washington DC
Edukimi është hapi i parë dhe baza më e rëndësishme për formimin e personalitetit njerëzor. Për këtë arsye në Shqipëri, në bashkëpunim me OKB-në kemi nisur një program për zhvillimin e kurrikulave mbi historinë e vlerave fetare, të mishëruara në çdo fe. Në Ministerialin mbi Lirinë Fetare në Uashington. #IRFMinisterial #ReligiousFreedom
Posted by Ditmir Bushati on E premte, 27 Korrik 2018
TIRANË, 27 korrik/ATSH/ – Gjatë ministerialit mbi “Liritë fetare” të mbajtur në Uashington DC, ministri për Europën dhe Punët e Jashme, Ditmir Bushati ka mbajtur fjalën e tij lidhur me kontekstin shqiptar, ku vlerat e harmonisë fetare janë pjesë e kulturës shqiptare.
Ai ka thënë se vendi ynë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm, duke bashkëpunuar me OKB-në, mbi zhvillimin e kurrikulave mbi historinë e vlerave fetare.
“Edukimi është hapi i parë dhe baza më e rëndësishme për formimin e personalitetit njerëzor. Për këtë arsye në Shqipëri, në bashkëpunim me OKB-në kemi nisur një program për zhvillimin e kurrikulave mbi historinë e vlerave fetare, të mishëruara në çdo fe. Duke qenë një vit tolerant ndërfetar, ne e dimë se sa e brishtë mund të jetë toleranca dhe bashkëjetesa në kohë komplekse si këto. Prandaj, mësimdhënia dhe nxënia e asaj që na bashkon më tepër sesa e asaj çka na ndan. Për ne është çështje e natyrës dhe pragmatike”, – ka përfunduar ministri në fjalën e tij, mbajtur me këtë rast.
z.tosku/r.e/






















