Për herë të parë pas 30 vjetësh, punohet në mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155985887926523/?t=8

TIRANË, 26 korrik /ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e së enjtes, në rrjetin social “Facebook”, një video-informacion mbi ndërhyrjen që po kryhet në mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare.

“… dhe me këtë videoinformacion mbi të parën ndërhyrje serioze mirëmbajtjeje në rrugët kombëtare të vendit pas 30 vjetëve, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë kryeministri Rama.

Qeveria shqiptare në kuadër të programit për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e akseve kombëtare ka përfunduar ndërhyrjen emergjente në aksin Tiranë-Durrës.

Gjithashtu, punimet kanë përfunduar edhe në aksin rrugor Kolonjë-Mbrostar, ndërsa  ndërhyrja e plotë është përfunduar në rrugën Unaza e Fierit -Rruga e Patosit-QTU.

Në kuadër të këtij programi është rehabilituar rruga Orikum -Pashaliman dhe është kryer ndërhyrja emergjente në segmentin rrugor Vlorë-Jonufër- Jorgucat.

Ndërsa është drejt përfundimit ndërhyrja në segmentin e Unazës së Fierit-rruga e Sheqit rruga e Patosit. Gjithashtu është drejt përfundimit rehabilitimi i rrugës Pogradec-Qafë-Plloçë.

Puna po vazhdon për rehabilitimin e aksit rrugor që lidh Vlorën me Fabrikën e Tullave, Ndërsa po punohet intensivisht edhe në segmentin që lidh Levanin me degëzimin e Tepelenës.

Në shtator nisë faza e dytë e këtij projekti të rëndësishëm në infrastrukturën kombëtare të vendit, ku do t’i nënshtrohen ndërhyrjes asket nga veriu në jug të vendit, si; Shkodër-Murriqan, Vorë-Fushë-Krujë, Shkodër-Fushë-Arrëz, Melgushë-Mjedë, Giirokastër-Lazarat. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.