Ballina Lifestyle

Selena sapo theu rekordin e Beyonce

TIRANË,25 korrik /ATSH/ – Instagrami dhe përdoruesit e tij sapo i dhanë Selena Gomez një “dhuratë” për ditëlindjen e saj të 26-të. Nëpërmjet pëlqimeve që ylli i Disney-t mori në fotot e ditëlindjes ajo sapo mundi divën Beyonce.

Deri dje ishte Bey ajo që mbante rekordin për numrin e “like”-ve në një postim, në foton e një viti më parë, teksa pozoi me binjakët e sapoardhur në jetë në duar.

Fansat e Selenës vunë re se në vetëm 13 minuta idhulli i tyre arriti të marrë 1 milion pëlqime në foton në të cilën ajo ndodhej në një yaht, duke festuar ditëlindjen. Në vetëm 24 orë Gomez arriti të mbledhë më shumë se 8 milion like duke thyer kështu rekordin e Beyonce.

Mund të tingëllojë çuditshëm, por në epokën e rrjeteve sociale ka edhe kështu rekordesh./a.a/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomiksi i monedhave dixhitale
Artikulli tjetërAnanasi, një mik në ditët e nxehta të verës