Ballina Ekonomi

Ekonomiksi i monedhave dixhitale

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ – A mund të ekzistojë një sistem monetar në të cilin monedhat dixhitale të emetuara privatisht të qarkullojnë si mjete të këmbimit? A është i qëndrueshëm një sistem i tillë? Si duhet të reagojnë autoritetet ndaj monedhave dixhitale? A mund të bashkëjetojnë këto monedha me paranë e emetuar nga shteti? A janë ato konsistente me një alokim efikas?
Këto janë disa nga pyetjet e rëndësishme që përhapja e papritur e kriptomonedhave
ka sjellë në diskutimet bashkëkohore të politikave.
Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, ekonomistët Jesús Fernández-Villaverde dhe Daniel Sanches, Rezerva Federale e Filadelfias, autorë të botimit shkencor “Mbi Ekonomiksin e Monedhave Dixhitale”, ndërtuan një model të konkurrencës për monedhat e emetuara privatisht.
Ata konstatojnë se një marrëveshje thjesht private nuk arrin të krijojë një alokim efikas,
megjithëse mund të sigurojë stabilitet të çmimeve, në kushte të caktuara teknologjike.
Konkurrenca në monedhë krijon probleme në kushtet e zbatimit të një politike monetare
konvencionale. Megjithatë, është e mundur të hartohet një politikë që zbaton në mënyrë
unike një alokim efikas, duke nxjerrë monedhat e emetuara privatisht jashtë tregut. Autorët gjithashtu tregojnë se alokimi efikas mund të arrihet pa ndërhyrjen e autoriteteve me hyrjen e kapitalit prodhues, citon botimi shkencor i tyre i publikuar sot nga Banka e Shqipërisë në rubrikën “Të reja shkencore”. e.xh/ j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakModë, tendencat e vitit 2018 një përkushtim ndaj rozës së trëndafiltë
Artikulli tjetërSelena sapo theu rekordin e Beyonce