Ballina Bota

IRAN – Fillon prodhimi i raketave ajër-ajër

TEHERAN, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – Irani ka inauguruar sot prodhimin e një rakete ajër-ajër me rreze të mesme veprimi, të quajtur ‘’Fakur’’, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Amir Hatami, duke marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Rakeatat e testuara me sukses vitin e kaluar tashmë do të përdoren nga avionët luftarakë iranianë.

“Nuk do të kërkojmë leje nga askush për të forcuar sistemin tonë të mbrojtjes”, shtoi ministri duke iu referuar presioneve të SHBA-ve kohët e fundit.

”SHBA dhe aleatët e saj e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës’’, theksoi Hatami./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAustralianët prodhojnë avokadon “Monstër”
Artikulli tjetërUT, publikohen kuotat dhe tarifat e shkollimit për secilën degë