Ballina Lifestyle

Australianët prodhojnë avokadon “Monstër”

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ – Australianët duhet të kenë dobësi të madhe për frutin e avokados dhe padyshim madhësia e tij normale nuk mjafton për t’i kënaqur. Prandaj ata kanë filluar prodhimin e avokadove vërtet të mëdha, të cilat mbajnë emrin “Monstër”.

Avozilla është padyshim avokadoja më e madhe që kemi parë dhe është 4-5 herë më e madhe se avokadoja klasike, me një peshë rreth 1.5 kg.

Prodhuesi australian Ian Groves, i pari që çoi Avozillën në Australi, thotë se është disi tronditëse të shohësh një avokado në përmasat e kokës së një njeriu, por asaj nuk i mungon asgjë nga avokadot e vogla. Veçanërisht në lidhje me shijen, ai thotë se nuk ka dallim.

Avozilla mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të gjitha restorantet dhe kafenetë që përgatisin lëngje apo ushqime të përditshme me avokado, konsumi i të cilës është nga tendencat më të mëdha të kohës.

Nga ana tjetër, çdo Avozilla shitet rreth 12 dollarë, duke e bërë kështu një kulturë mjaft fitimprurëse./a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – KE: Shqipëria me rritje ekonomike, 4.2% në 2018
Artikulli tjetërIRAN – Fillon prodhimi i raketave ajër-ajër