ATHINË, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Zjarret që përfshinë sot periferinë e Athinës kanë shkaktuar të paktën 74 të vdekur, njoftoi sot zëdhënësja e zjarrfikëseve, Stavroula Maliri duke rishikuar në rritje bilancin e mëparshëm prej 60 të vdekurish.
“Ky bilanc nuk është përfundimtar ndërkohë që 100 zjarrfikës vazhdojnë kërkimet për viktima të mundshme në zonën turistike të brigjeve lindore të Atikës, përfshirë nga flakët që prej ditës së djeshme”, theksoi ajo./
/ec/























