TIRANË, 21 Korrik/ATSH/-Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit për gjysmën e parë të këtij viti llogariten 216.9 miliardë lekë, me një rritje prej 2.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga ministria e Financave, të ardhurat nga tatimet e doganat arritën 145.5 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga TVSH llogariten afërsisht 68 miliardë lekë.
Shpenzimet në periudhën janar-qershor ishin 214 miliardë lekë. Gjatë kësaj periudhe vërehet edhe rritje e shpenzimeve kapitale duke arritur në 30 miliardë lekë.
Edhe për 6 mujorin, buxheti rezultoi me një suficit prej 2.3 miliardë lekësh.
/a.gjonaj/ /a.g/






















