Ballina SPORT

ROMË – Becker vesh fanellën e “Liverpulit”, falenderon “Romën”

ROMË, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Alisson Becker veshi fanellën e “Liverpulit” me kushtimin: ”Ju kurrë nuk do të jeni vetëm” dhe përshëndeti tifozët e “Romës”.

Duke u kthyer natën nga Anglia, pasi bëri kontrollet mjekësore dhe nënshkroi kontratën e re, Alisson ka postuar tri mesazhe në profilin e tij në Instagram, dy me fanellën e ekipit të  ri dhe një që e portretizon atë në një përqafim ndaj De Rossit.

“Kam kaluar dy sezone të bukura te ‘Roma’, të ndryshme, intensive, të mbushura me shumë kënaqësi. Rrugët tona sot janë të ndara, por unë dua të falënderoj të gjithë, kompaninë, ekipin, të gjithë tifozët e ‘Romës’, dhe sidomos shokët e mi, ata që kanë jetuar me mua çdo sfidë, çdo emocion, ku më pritën shumë mirë që nga dita e parë. Ishte me të vërtetë një nder të luaja me ju djema, unë gjithmonë do ta kem këtë ekip dhe këtë qytet në zemrën time’’, shkruan ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet që transformuan sistemin shëndetësor
Artikulli tjetërITALI – Polemika pas masës së parë më të rëndësishme ekonomike të qeverisë