Ballina Aktualitet

Investimet që transformuan sistemin shëndetësor

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155972212741523/

TIRANË, 20 korrik/ATSH/-Kryeministri Edi Rama duke vënë theksin tek investimet e kryera në spitalet rajonale të vendit, është kthyer 4 vite pas për të kujtuar gjendjen e dikurshme në të cilën ato ndodheshin para investimit të Qeverisë.

Përmes një videoje, ku shihet transformimi i spitalit rajonal të Elbasanit, Rama thekson se ka ende shumë për të bërë në drejtim të shëndetësisë, ndërsa ka ndarë projektet e reja që do të nisin.

“As bëhet fjalë që kush na shan e na mallkon për spitalet një arsye edhe e ka, po ama sikur të mos harrojmë fare fare se nga u nisëm vetëm katër vjet e gjysëm më parë , nuk do ishte keq, si thoni(?) dhe pastaj flasim sa të duam për çfarë ende mungon e për sa shumë akoma kemi për të bërë”, -shkruan Rama.

Përmes pamjeve në video, thuhet se “investuam në ambiente pritëse për pacientët dhe qytetarët, siguruam barnat dhe materialet kryesore bazë, aparatura të reja në shërbimin e Urgjencës. Sistem referimi për shërbimet e specialiteteve, vetëm në një muaj 5181 pacientë përfituan shërbimin në kohë dhe pa sorollatje. Epokë  e re për kirurgjinë: instrumente të rinj kirurgjikalë dhe shërbim modern sterilizimi. Përmirësojmë shërbimin e kirurgjisë për  2700 pacientë në vit. 1 milion euro investime në  pajisje mjekësore., grafi e lëvisshme, inkubatorë të rinj  për maternitetin, set i ri për shërbimin e Okulistikës. Shërbime ndihmëse për pacientët. Transformohet pediatria, 9202 fëmijë marrin shërbimin në kushte moderne. Kemi ende shumë për të bërë. Projekte të reja së shpejti instalohet rezonanca magnetike, ndërtojmë Spitalin e Urgjencës dhe Patologjisë. Puna vazhdon”.

z.tosku/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Presidenti depoziton projektreferendumin për një kushtetutë të re
Artikulli tjetërROMË – Becker vesh fanellën e “Liverpulit”, falenderon “Romën”