Ballina Bota

ITALI – Polemika pas masës së parë më të rëndësishme ekonomike të qeverisë

ROMË, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Polemikat janë rritur ndjeshëm në Itali në lidhje me masën e parë të rëndësishme ekonomike të qeverisë populiste, një dekret ligj me synimin për të favorizuar punësimin, por drejtuesit e sipërmarrjeve vlerësojnë se kjo masë nxit pasiguri dhe kufizon rritjen ekonomike.

Ky dekretligj i marrë 10 ditë më parë nga qeveria mbetet një nga çështjet e preferuara të Lëvizjes 5 Yjet ( L5Y, antisistem) . Kjo masë i bën më të kushtueshme pezullimet nga puna, kufizon kontratat me afat të përcaktuar apo më tej sanksionon kompanitë e subvencionuara që zhvendosen nga vendi.

Organizata e sipërmarrësve ‘’Confindustria’’ u hodh në sulm dy ditë më parë në lidhje me masën e parë ekonomike./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Becker vesh fanellën e “Liverpulit”, falenderon “Romën”
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, leku vijon të forcohet ndaj valutave