BRUKSEL, 18 korrik /ATSH-AFP/ – Masat e ashtuquajtuara “të mbrojtjes”, të destinuara për të mbrojtur industrinë europiane të çelikut të huaj që nuk gjen më treg në SHBA për shkak të taksave ndëshkuese të Donald Trump, do të fillojnë të aplikohen nesër, njoftoi sot Komisioni Europian.
“Tarifat doganore amerikane (…) do të shkaktojnë një devijim të tregtisë, gjë që mund të shkaktojë dëme të mëdha për metalurgët dhe punonjësit e BE-së”, theksoi komisionerja europiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom, cituar në një komunikatë.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç marrjes së masave mbrojtëse për të mbështetur industrinë europiane kundër një rritjeje të importeve”, shtoi ajo.
Këto masa, që përfshijnë 23 kategori të prodhimeve të çelikut, janë vendosur përkohësisht, për aq kohë sa një hetim i Komisionit do të mundësojë marrjen e një vendimi final”, nënvizoi ekzekutivi europian./ /ec/ a.jor.























