STAMBOLL, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Dy ushtarakët grekë, të cilët u arrestuan në Turqi në mars me akuzën për spiunazh ushtarak, do të qëndrojnë në burg, sipas vendimit të një gjykate në Turqi.
“Gjykata hodhi poshtë kërkesën për liri nga avokatët e dy ushtarëve”, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.
Dy ushtarët u burgosën në mars pasi kishin kaluar kufirin greko-turk në Edrine dhe më pas u arrestuan për spiunazh. Ushtarët i mohuan akuzat, duke thënë se kishin kaluar aksidentalisht kufirin.
Nëse shpallen të fajshëm ata mund të dënohen me 15 deri në 20 vite burg, madje edhe me burgim të përjetshëm. /G.S/ a.jor.













