Ballina Bota

SONDAZH – Obama presidenti më i mirë i kohërave moderne

ROMË, 12 korrik /ATSH-ANSA/ – Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka qenë presidenti më i mirë që SHBA-ja kanë pasur ndonjëherë në kohët moderne.

Rreth 44 % e  të pyeturve nga qendra kërkimore “Pew” zgjodhën ish-presidentin Obama.

Në vendin e dytë u rendit Bill Clinton, i zgjedhur nga 33% e të pyeturve, ndërkohë që Ronald Reagan mban vendin e tretë me 32% të të pyeturve.

Rreth 19% e amerikanëve kanë zgjehdur presidentin aktual, Donald Trump, i cili u rendit në vendin e katërt përballë presidentëve Bush, John F. Kennedy dhe Franklin Delano Roosevelt.

Sipas qendrës kërkimore “Pew”, një përqindje e ngjashme e amerikanëve (20%) e preferonte Obamën gjatë  gjysmës së mandatit së tij.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Financimi rus zyrtarisht nën hetim amerikan, Basha të japë sqarime
Artikulli tjetërGRECO njeh përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit