Ballina Aktualitet

Projekte të përbashkëta mes Shqipërisë dhe rajonit të Molises, Itali

TIRANË, 11 Korrik /ATSH/ – Komuniteti shqiptar në Molise të Italisë ishte në qendër të diskutimeve që zhvilloi Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me presidentin e këtij rajoni, Donato Toma.

Në takimin miqësor të zhvilluar në zyrën e Ministrit Majko, Toma bëri të ditur se komuniteti shqiptar që jeton atje është mjaft i integruar.

Ai u shpreh i gatshëm për iniciativa e projekte të përbashkëta, që do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e identitetit.

Ndërkaq, Ministri u ndal tek nevoja e përfshirjes së gjuhës shqipe në programin shkollor dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave më vendin fqinj, sa i përket emigracionit.

/gj.mima//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë- Reshitaj: Të vendosur për të fuqizuar eko-turizmin
Artikulli tjetërBE-Shqipëri, nis sot takimi i 10-të i Nënkomitetit për “Drejtësi, Liri dhe Siguri”