BRUKSEL, 11 korrik /ATSH-AA/ – Samiti i NATO-s me pjesëmarrjen e liderëve të 29 shteteve filloi sot në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një ceremoni zyrtare në zonën Agora në hyrje të selisë së NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një fjalim të shkurtër para të pranishmëve theksoi se NATO ishte një aleancë me 29 shtete nga Oqeani i Paqësorit në Detin e Zi dhe prej Arktikut deri në Detin Mesdhe.
“Së bashku kemi arritur të sigurojmë një periudhë paqeje dhe sigurie që nuk është parë më herët”, theksoi Stoltenberg.
Më pas 25 helikopterë ushtarakë nga 13 aleatë zhvilluan fluturime demonstruese./
/ec/






















