Ballina Lajme nga Vendi

Vizita dhe syze falas për 58 të moshuar në Kavajë

TIRANË, 10 korrik/ATSH/- Pas Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, nisma e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vizita të specializuara dhe syze falas vijoi në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.

58 të moshuar kryen vizitat e specializuara okulistike dhe 22 prej tyre u pajisën me syze të posaçme sipas nevojës.

Shërbimi i plotë okulistik falas, i cili ofrohet për herë të parë në institucionet rezidenciale publike për të moshuarit do të vijojë gjatë muajit korrik në të gjitha Shtëpitë e të Moshuarve në vend.

Pak ditë më parë, 50 banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë përfituan vizitat e specializuara dhe syze falas. Nisma e ministres Manastirliu do të vijojë me të gjithë të moshuarit që banojnë në institucionet publike rezidenciale.

z.tosku//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Rrënjët shqiptare-dheu danez”, filmi dokumentar për shqiptarët në Danimarkë
Artikulli tjetërPEKIN – Chunyin: Të ruhen arritjet e multilateralizmit për çështjen bërthamore të Iranit