LONDËR, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Policia britanike pranoi sot megjithëse rreziku ishte i dobët, se nuk mundej gjithsesi të garantonte që agjenti nervor ‘’noviçok’’ nuk do të shkaktojë viktima të tjera, një ditë pas vdekjes në spital në Salisbury të një shtetaseje britanike 44 vjeçare, e kontaminuar nga ky agjent nervor.
Është thjeshtë e pamundur t’ju jap garanci në lidhje me sigurinë e publikut, u shpreh kreu i anti-terrorizmit Neil Basu gjatë një konference shtypi në Londër, përpara se ti bënte thirrje qytetarëve për të mos mbledhur objekte si shiringa apo objekteve të pazakonta.
Natën e kaluar, agjencia e shëndetit publik theksoi se rreziku për publikun ishte i ulët në këtë fazë’’, shtoi Basu, ku shërbimi në Scotland Yard mori drejtimin e hetimit, duke pranuar shqetësimin e ligjshëm të banorëve të zonës.
Dawn Sturgess, 44 vjeçe vdiq të dielën në mbrëmje, pas tetë ditë shtrimi në spital./
/v.b/






















