Ballina Kosova

Kosovë- Reshjet e shiut, bllokohet rruga Prishtinë-Ferizaj

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj bëri të ditur sot se për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë një pjesë të Kosovës, si pasojë e përmbytjeve të ujit është bllokuar rruga Prishtinë-Ferizaj, në Bibaj të Ferizajt.

“Rrebeshi i shiut që e përfshiu një pjesë të Kosovës para disa minutash ka bërë që rruga Prishtinë-Ferizaj në Bibaj të Ferizajt të bllokohet nga vërshimet e ujit. Sipas informacioneve të para kjo ka ndodhë si pasojë e mbylljes së vijave kulluese të brezit rrugor dhe prandaj kemi patur grumbullim të sasisë së ujit”, shkruan Lekaj në Facebook.

Sipas tij, kompania e mirëmbajtjes që është e përzgjedhur për këtë pjesë, është në vendin e ngjarjes dhe po ndërhyhet për të pastruar zonën e përmbytur.

Ministri Lekaj i bën thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë rregullat e mbrojtjes së brezit rrugor, në të kundërt inspektoriati i Ministrisë së Infrastrukturës do të udhëzohet të dalë në teren për të bërë kontrolle./KosovaPress/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Doreza e Artë”, si asnjëherë në një kupë bote, 4 pretendentë në garë
Artikulli tjetërThaçi takon Medvedev: Marrëveshja me Serbinë do të sillte paqe afatgjatë