Ballina Kulturë

Nis restaurimi i urës 300-vjeçare e Shën Prodhomit në Voskopojë

TIRANË,8 korrik /ATSH/ – Ka nisur puna për restaurimin e Urës së Shën Prodhomit, Voskopojë.

Ura 300-vjeçare, monument kulture i kategorisë së I-rë, është ndërtuar në shekullin XVIII.
Ura me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Ajo është një prej urave më të vjetra në vend.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë konsiston në kryerjen e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në urë.

Ministria e Kulturës po i kushton një vëmendje të veçantë rijetëzimit dhe mbrojtjes së monumenteve të kulturës si pjesë e vyer e trashëgimisë tonë kulturore./a.a/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendrat shëndetësore verore, 5379  vizita mjekësore dhe 146 shërbime
Artikulli tjetërNdërhyrje kirurgjikale që 6 vite më parë as nuk mendoheshin në Shqipëri