BSH forcon mbikëqyrjen, ekspertët: Hap konkret në parandalimin e pastrimit të parave
BSH forcon mbikëqyrjen, ekspertët: Hap konkret në parandalimin e pastrimit të paravehttps://ata.gov.al/2018/07/07/bsh-forcon-mbikeqyrjen-ekspertet-hap-konkret-ne-parandalimin-e-pastrimit-te-parave/Në bashkëpunim me institucionet e të tjera financiare, me drejtorinë e tatimeve të parandalimit të pastrimit të parave, Banka e Shqipërisë është e angazhuar në kryerjen e inspektimeve të përbashkëta, ndërsa në fokus ka edhe veprimtarinë e këmbimit valutor. Elvin Meka ekspert i ekonomisë, në një prononcim për ATSH-në, u shpreh se ky angazhim tregon për një vëmendje më të madhe të BSH-së në luftën kundër pastrimit të parave.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 7 Korrik 2018
TIRANË, 7 korrik/ATSH/- Banka e Shqipërisë ka forcuar rregullat për mbikëqyrjen e tregut për të parandaluar pastrimin e parave.
Në bashkëpunim me institucionet e të tjera financiare, me drejtorinë e tatimeve të parandalimit të pastrimit të parave, Banka e Shqipërisë është e angazhuar në kryerjen e inspektimeve të përbashkëta, ndërsa në fokus ka edhe veprimtarinë e këmbimit valutor.
Elvin Meka ekspert i ekonomisë, në një prononcim për ATSH-në, u shpreh se ky angazhim tregon për një vëmendje më të madhe të BSH-së në luftën kundër pastrimit të parave.
Sipas tij, masat që po merren duhet të japin një përgjigje më të fortë edhe për sa i përket një prej faktorëve që sollën zhvlerësimin e euros në këto muajt e fundit, në gjurmimin e parave që vijnë nga sektori informal.
“Vendimi për mbylljen e 45 pikave të këmbimit valutor tregon për një hap konkret dhe masë shumë të fortë nga ana e Bankës së Shqipërisë, por edhe e organeve të tjera ligjzbatuese, në luftën kundër pastrimit të parave, që pritet të vijojë edhe më tej”. /e.xh//r.e/





















