Website kombëtar për vendet e lira të punës

TIRANË, 6 korrik/ATSH-Maela Marini/ – Krijimi i një website kombëtar për vendet e lira të punës do të shërbejë si një mekanizëm ndihmës për punëkërkuesit dhe bizneset.

Propozimi u bë sot nga Kryeministri Edi Rama, në takimin me drejtoritë rajonale të punësimit.

Kryeministri Rama theksoi nevojën e bashkëpunimit për krijimin e një website kombëtar të vendeve të lira të punës.

“Na duhet patjetër ky mekanizëm i aksesueshëm nga gjithë publiku dhe transparent e i detyrueshëm për kompanitë që të publikojnë vendet e lira të punës në këtë website kombëtar”, – tha Kryeministri.

Ai kërkoi që kjo ide të çohet përpara dhe të zbatohet. “Nuk do të jetë e lehtë por është e domosdoshme”, – tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.