Ballina Bota

GJERMANI – Berlini rrit buxhetin e mbrojtjes

BERLIN, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Berlini kërkon të rrisë shpenzimet ushtarake deri në vitin 2022, sipas një projekti financimi të miratuar sot, por, që ka pak gjasa të zbusë kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump të paktën një javë nga samiti i Aleancës Atlantike.

”Në vitin 2019, buxheti gjerman i mbrojtjes do të rritet prej rreth katër miliardë duke arritur në 42,90 miliardë euro, një rritje dhe një shenjë e dukshme e vullnetit të vendit për të përmbushur angazhimet ndërkombëtare”, theksoi ministri i Financave, Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin.

Për vitet që do të pasojnë, rritja e buxhetit gjerman të mbrojtjes do të arrijë në 42,93 miliardë në 2020, 43,88 miliardë në 2021 dhe 43,86 miliardë në 2022, sipas një plani të miratuar nga këshilli i ministrave.

Javën e kaluar, drejtues i Shtëpisë së Bardhë u dërgoi një letër disa vendeve anëtare të BE-së që i përkisnin NATO-s për t’iu kërkuar të rrisnin shpenzimet e tyre ushtarake.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pranoi sot se vendi i saj do të bënte më shumë./ /ec/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZero tolerancë për subjektet që kërcënojnë shëndetin e qytetarëve
Artikulli tjetërAUSTRI – Europianët, Rusia dhe Kina të vendosur për të mbështetur eksportet e naftës iraniane