SHBA – Pompeo në Korenë e Veriut për bisedime për denuklearizimin

UASHINGTON, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u nis sot  në Phenian, ku do të zhvillojë bisedime të tjera me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un dhe ekipin e tij për arsenalin bërthamor koreano-verior.

Kreu i diplomacisë amerikane do të pritet nesër në kryeqytetin koreano-verior, në vizitën e tij të parë.

Presidenti amerikan, Donald Trump u takua me Kim gjatë një samitit historik në Singapor më 12 qershor dhe u shpreh optimist për mundësinë e paqes në gadishullin e ndarë që prej Luftës së Koreve (1950-53).

Uashingtoni shpreson për fillimin e procesit brenda një viti, por shumë ekspertë dhe kundërshtarë të presidentit Trump theksojnë se kjo mund të marrë disa vite.

Në këtë interval kohor, administrata amerikane synon të mbajë sanksionet ekonomike ndërkombëtare që, sipas saj, kanë shtyrë Korenë e Veriut në tryezën e negociatave.

Pas diskutimeve të premten dhe të shtunën në Phenian, Mike Pompeo do të vijojë vizitën në Tokio ku do të informojë zyrtarët japonezë dhe koreano-jugorë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.