Ballina Ekonomi

Inflacioni drejt objektivit, regjistroi vlerën 2.1% në muajt prill e maj

TIRANË, 4 korrik /ATSH/- Inflacioni po shkon drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë ndërsa regjistroi vlerën 2.1% në muajt prill e maj, kundrejt normës mesatare prej 1.9% të regjistruar në tremujorin paraardhës.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh sot në një konferencë për shtyp se, rritja e inflacionit ka ardhur nga rritja e çmimeve të artikujve joushqimorë dhe e shërbimeve të strehimit.

Nga këndvështrimi makroekonomik, vuri në dukje ai, inflacioni vijon të ndikohet në masë thuajse të njëjtë nga rritja e kostove të prodhimit dhe nga inflacioni i importuar.

Megjithatë, theksoi Sejko, analizat e BSH-së tregojnë se të dy këta komponentë janë prekur tashmë nga mbiçmimi i kursit. e.xh/.j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPapunësia zbriti në 12.5% dhe paga mesatare reale u rrit me 2.3%
Artikulli tjetërSigurohet 100% Herceptina për gratë me kancer gjiri