Papunësia zbriti në 12.5% dhe paga mesatare reale u rrit me 2.3%

TIRANË, 4 korrik /ATSH/-Rritja ekonomike vijon të mbështetet nga një ambient i brendshëm monetar dhe financiar stimulues, nga rritja e punësimit dhe përmirësimi i besimit, si dhe nga zgjerimi i kërkesës së huaj.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot se, zgjerimi i kërkesës ka sjellë një shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve prodhuese, sidomos në tregun e punës, ku norma e papunësisë zbriti në 12.5% dhe paga mesatare reale u rrit me 2.3% në terma vjetorë.

Këto zhvillime sugjerojnë se përmirësimi ciklik i ekonomisë shqiptare po fillon të pasqyrohet në rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste, theksoi Guvernatori. e.xh/ j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.