Ballina Kosova

Veseli: 2 Korriku i parapriu luftës së UÇK-së

PRISHTINË, 2 korrik/ATSH/.- Me rastin e 28 vjetorit të deklaratës së 2 Korrikut 1990, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim delegatët e Kuvendit të Kosovës, nënshkrues të kësaj deklarate.

Kryeparlamentari Veseli uroi delegatët për këtë ditë të rëndësishme, ndërsa vlerësoi kontributin e tyre në kohë dhe rrethana të vështira.

“Akti juaj madhor i parapriu proceseve të tjera të rëndësishme në vitet në vijim: rezistencës paqësore dhe luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kulmoi me çlirimin e Kosovës dhe vite më vonë me shpalljen e pavarësisë së saj”, theksoi Veseli.

Udhëheqësi i delegacionit të delegatëve, Iljaz Ramajli, falënderoi Veselin për pritjen tashmë tradicionale për ish-ligjvënësit e Kosovës, duke dhënë kështu mesazhin e përkujdesjes dhe vlerësimit të kontributit të brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlatforma e bashkëqeverisjes i jep zgjidhje pensionistes nga Durrësi
Artikulli tjetërDy qytetarë marrin në kohë reale lejen e legalizimit dhe certifikatën e pronësisë