ROMË, 2 korrik /ATSH-ANSA / – Ju lutem më lejoni të marr frymë, duhet të marr frymë, sa emocion, jam shumë i lumtur, ishin fjalët e para të heroit të ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, portierit Subashiç, ndërkohë që nga ana tjetër shihej zhgënjimi i ‘’njeriut të ndeshjes’’, portierit se Danimarkës, Schmeichel.
“Çfarë mund të them, pritni një moment, siç themi gjithmonë, penalltitë janë një lotari, por jam i lumtur që e kam dhënë këtë fitore popullit tim dhe gjithë Kroacisë”, tha Subashiç.
Schmeichel gjithashtu ka pritur tri penallti, një gjatë ndeshjes dhe dy në fund, por të pamjaftueshme për fitoren e Danimarkës.
”Në këtë moment kam një ndjesi të çuditshme, kam një zhgënjim të madh për mënyrën e përfundimit të saj kjo sfidë, nga ana tjetër ka një krenari të madhe për performancën. Ne kemi pasur shumë mundësi në pjesën e dytë dhe kemi luajtur shumë më mirë se ata. Tani është shumë e vështirë për të vënë të gjitha emocionet në kontekstin e duhur, megjithatë, më vjen shumë keq për tifozët tanë”, theksoi ai./ /os/ a.jor.








