ANALIZË – Migrantët rikthejnë krizën politike në Gjermani

BERLIN, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Tensionet për migrantët po rikthejnë krizën qeveritare në Gjermani, tre vjet pas vendimit të kancelares Merkel për të pritur qindra mijëra azilkërkues.

Pikat e mosmarrëveshjeve:

Cilat janë shkaqet e konfliktit?

Ai filloi në mes të muajit qershor kur ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, gjithashtu president i partisë bavareze ultraskonservatore, Unioni Kristian-Social (CSU) u përball me bllokimin e planit, që dëshironte të prezantonte për ashpërsimin e politikës së azilit në vend nga kancelarja Angela Merkel.

Ajo refuzoi një masë të ministrit të saj, kthimin e parashikuar në kufirin gjerman të imigrantëve të regjistruar tashmë në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

I krijuar me vështirësi në muajin mars, koalicioni i saj qeveritar shkon nga e djathta e ashpër te e majta e moderuar. Ai bashkoi përveç partisë CSU, atë të qendrës së djathtë të kancelares, Unionin demokristrian (CDU) dhe social-demokratët.

Pse kjo mosmarrëveshje devijoi në krizë?

Ministri nuk ka dëshiruar të heqë dorë. Madje ai vendosi një ultimatum për kancelaren duke vendosur masat e të tij për kufijtë me dekret ministror në fillim të korrikut për shkak të mungesës së masave shumë shtrënguese ekuivalente me nivel europian.

Nga ana e saj, kancelarja refuzon të lejojë dëbimin e imigrantëve nga frika e një efekti domino në të gjithë Europën. Ministri bavarez i ka gjykuar të pamjaftueshme rezultatet e fundit të samitit të BE-së dhe kërkoi masa kombëtare.

A ka të bëjë konflikti vetëm me imigrantët?

Ai është më i thellë. Partia bavareze, mbështetur nga krahu i djathtë i partisë së Angela Merkel, duket e vendosur të zgjidhë një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet politike me kancelaren, të cilën ai nuk ka reshtur së kritikuari për shkak të vendimit për hapjen e portave të vendit në vitin 2015 për qindra mijëra azilkërkues.

Përveç imigrantëve, ka qenë Angela Merkel e shenjestruara në këtë krah të hekurt. CSU mendon prej shumë kohësh se ajo e ka zhvendosur shumë, në rreth 13 vite në pushtet, kampin konservator drejt qendrës.

E majta gjermane dënon një “puç të djathtë”, në Gjermani.

Disa media gjermane shohin gjithashtu në këtë ofensivë mbërritjen e “Trumpizmit” në vend.

CSU, që mbështet “Gjermania tashmë” për migrantët është gjithashtu e ndikuar nga afrimi i zgjedhjeve rajonale në Bavari, që do të mbahen në muajin tetor, ku sipas sondazheve, ajo mund të humbë maxhorancën absolute për shkak të rritjes së ekstremit të djathtë anti-imigrantëve.

Çfarë skenaresh do të vijojnë?

Nëse nuk arrihet një kompromis, partia bavareze nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të largohet nga qeveria ose të kalojë në forcë.

Ministri i Brendshëm duhet më pas të vendosë për dëbimin e imigrantëve në kufijtë e tij. Por kancelarja, në këtë rast, nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të shkarkojë ministrin e saj, gjë që do të shkaktonte largimin e CSU-së nga koalicioni dhe fundin e qeverisë.

Pra, zgjedhje të parakohshme në horizont?

Vetëm nëse kancelarja qëndron në pushtet për disa kohë ose në krye të një qeverie të pakicës, vetëm me social-demokratët ose në krye të një koalicioni të zgjeruar me ekologjistët./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.