Ballina Bota

BUKURESHT – Perëndimi i kërkon Rumanisë heqjen dorë nga ndryshimet në sistemin gjyqësor

BUKURESHT, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Dymbëdhjetë shtete perëndimore, përfshirë Francën dhe SHBA-në, i kërkuan sot parlamentit rumun për të mos miratuar amendamentet që kanë ngjallur diskutime në sistemin gjyqësor duke rrezikuar të minojnë shtetin e së drejtës dhe bashkëpunimin gjyqësor.

‘’Ne, partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë të Rumanisë bëjmë thirrje për të shmangur ndryshimet që mund të dobësojnë shtetin e së drejtës dhe kapacitetin e Rumanisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit’’, bënë të ditur këto shtete në një deklaratë të publikuar në web-in e ambasadës amerikane në Bukuresht.

Ky hap i paprecedentë vjen pasi një komision parlamentar nisi sot analizimin e amendamenteve në Kodin Penal që do t’i mundësonte politikanit më me influencë të së majtës, Liviu Dragnea për t’i shpëtuar burgut në apel, pasi iu dha një dënim me tre vite e gjysmë burg në instancën e parë për një aferë punësimesh fiktive.

Javën e kaluar, Parlamenti, i dominuar nga e majta, miratoi ndryshime të tjera legjislative, që përfshijnë këtë herë Kodin e Procedurës Penale, që synon, sipas opozitës, për të ndërprerë hetimet dhe cunguar kompetencat e gjyqësorit.

‘’Disa ndryshime në kodet penale dhe në procedurën penale mund të pengojnë bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar dhe minuar luftën kundër krimit të organizuar, krimit financiare, trafikut të drogës apo trafikimit të qënieve njerëzore’’, theksuan shtetet./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Toyota-t” me euro, Balla publikon foton e Bashës me vëllain e 2 të kërkuarve
Artikulli tjetërSezoni turistik, kontrolle të rrepta për sigurinë dhe ndotjen akustike