Ballina Bota

BRUKSEL – Juncker: BE të respektojë vendet afrikane për çështjen e migrantëve

BRUKSEL, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Liderët e BE-së nuk duhet të jenë shumë të sigurtë në vendimin e tyre për ngritjen e të ashtuquajturave ”platforma zbarkimi” për pritjen e migrantëve në vendet e Afrikës së Veriut, pa i pyetur fillimisht ato, paralajmëroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

“Dua të vë në dukje se ne këtu në Bruksel nuk mund të marrim vendime për vendet e Afrikës së Veriut”, tha ai.

Ai u kërkoi disa liderëve europianë të tregonin vetëpërmbajtje kur marrin vendime për qendrat e migrantëve jashtë territorit të BE-së.

“Nëse japim mesazhin se afrikanët duhet të bëjnë atë që themi ne, kjo do të jetë e gabuar”, theksoi ai.

”Ne nuk duhet t’u krijojmë atyre idenë se ky është një neokolonializëm”, tha Juncker./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBukuria dhe freskia e botës nënujore në bizhuteritë e kësaj vere
Artikulli tjetërPersekutimi komunist në zonën e Konispolit