Ballina Kosova

Thaçi uron Erdoganin për fitoren në zgjedhje

PRISHTINË, 25 qershor/ATSH/.- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan me rastin e fitores në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Turqi.

“Urime presidentit të Turqisë, Erdogan – Takbir ederiz! Pres vazhdimin e mirë të bashkëpunimit tonë të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, shkruan Thaçi në Twitter.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. Pas numërimit të mbi 95% të kutive të votimit, Erdogan ka marrë 52,67% të votave. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Një tërmet 5,5 ballë Rihter godet brigjet jugore
Artikulli tjetërPARIS- Policia arreston 10 ekstremistë të djathtë, përgatisnin sulme kundër radikalizmit islam