MOSKË, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Një deklaratë ironike dhe me doza humori vjen nga trajneri islandez, Heimir Hallgrimsson për ndeshjen e ardhshme kundër Kroacisë.
“Ne i ngjajmë një çifti të martuar, përpiqemi të divorcohemi, por ja që takohemi sërish”, deklaroi Hallgrimsson.
Më 26 qershor, Islanda do të ndeshet sërish me Kroacinë në këtë botëror, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D, ndërkohë që dy ekipet luajtën në të njëjtin grup europian për ndeshjet kualifikuese për në Rusi 2018.
Islanda doli e para në grup, ndërsa Kroacia, si e dyta më e mirë eliminoi Greqinë nga pjesëmarrja me anë të ndeshjeve të play-off-it./ a.jor.








