Ballina Ekonomi

Shqipëria me normën më të ulët të tatim-fitimit në rajon

TIRANË, 22 qershor/ATSH/- Për 91% të sipërmarrjes shqiptare nga 1 janari i vitit 2019 norma e tatim-fitimit do të jetë vetëm 5% nga 15% që është aktualisht.

Kjo normë, siç tha kryeministri Edi Rama është më e ulëta në rajon.

“Do të kemi në Shqipëri me këtë masë tatim-fitimi, 91% të bizneseve”, deklaroi kryeministri Rama nga Saranda ku zhvilloi turin e radhës së llogaridhënies.

“Vetëm 9% e sipërmarrjeve në vend do të kenë një normë më të lartë të tatim-fitimit dhe kjo përputhet me bindjen dhe parimin tonë se kush fiton më shumë paguan më shumë”. /a.gjonaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja për detin me Greqinë, e drejtë dhe e barabartë
Artikulli tjetërLufta e Esadistëve kundër negociatave dhe 600 mijë fantazmave për të përmbysur qeverinë