Ballina Kryesore

Serbia dhe Zvicra përballje të ashpër mbrëmjen e sotme

TIRANË, 22 Qershor/ATSH/ -Takimi i mbrëmjes së sotme do të luhet në orën 20:00 në Kaliningrad Stadium.

Serbia pret Zvicrën në një duel shumë interesant dhe që mund të përcaktojë shumë për fatet e skuadrave që do të kualifikohen në grupin.

Shqiptarët e Zvicrës, Xhaka, Shaqiri, Dzemaili dhe Behrami pas barazimit heroik ndaj Brazilit sot do të sfidojnë serbët me shpresën për të marrë fitoren e parë, në një ndeshje që gjithsesi parashikohet shumë e ashpër, por që në fund gjithsesi do të triumfojë futbolli i luajtur. Behrami pasi frenoi Neymarin ka patur disa probleme dhe është në dyshim të madh për këtë sfidë.

E plotë Serbia që pas fitores ndaj Kosta Rikës do të mbështet sërish te veteranët, Kolarov e Ivanovic dhe tek të rinjtë premtues Milinkovic-Savic e Mitrovic për t’i vendosur shkopinjtë nën rrota përfaqësueses helvete dhe për të siguruar që sot kualifikimin.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis restaurimi i Shtëpisë së vëllezërve Frashëri
Artikulli tjetërHartimi i guidave, takim i partnerëve SUPAIR në portin e Pireut