TIRANE, 22 qershor/ATSH/ – Pavarësisht premtimeve, prej me shumë se 10 vitesh banorët e lagjes “26 Marsi” në Ksamil vuanin nga niveli i ulet tensionit, sidomos në sezonin e fluksit të turistëve.
Familjet dhe biznesi i zonës nuk mund të përdornin pajisjet elektro-shtëpiake dhe ato të punës.
Drejtoria Rajonale Gjirokastër, pasi kreu verifikimet në terren, në prani të banorëve, u dakordësua me ta dhe mori angazhimin të zhvillonte rrjetin brenda tre ditëve.
Në kohë rekord u ndërtua një kabinë e re, duke vendosur një transformator me fuqi 250 kVA , fideri 10 kV i Ksamilit (Sarandë).
“Kjo ndërhyrje solli rritje të ndjeshme të nivelit të tensionit dhe cilësinë e shërbimit për rreth 200 abonentët e kësaj zone”, – deklaroi drejtori i rajonit Gjirokastër, Robert Lili. /a.g/






















