Ballina Bota

BUKURESHT – Lideri i socialdemokratëve Dragnea dënohet për korrupsion

BUKURESHT, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – Liviu Dragnea, lideri i Partisë Socialdemokrate rumune (PSD) u dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë me 3,6 vjet burg për abuzim me detyrën, në një kohë kur DNA, drejtoria kombëtare antikorrupsion, kishte kërkuar një dënim me 7,5 vite burg.

Këto fakte datojnë prej periudhës korrik 2006-dhjetor 2012 kur Dragnea, në cilësinë  e guvernatorit të provinces Teleorman, detyroi,  sipas akuzës, drejtoreshën e ndihmës sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve të Teleorman të punësojë dy punonjëse në këtë institut.

Në të vërtetë të dyja punonjëset nuk kishin shkelur kurrë në  institucion duke marrë rrogën dhe në të njëjtën kohë zhvillonin aktivitetin e tyre vetëm për partinë e Dragneas, PSD.

Bashkë me Dragnea është dënuar edhe ish-drejtori i insitutit.

Ish-bashkëshortja e  Dragneas, e përfshirë në proces, u dënua me gjobë prej 1 000 lei (230 euro)./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBizneset e tre shteteve në një regjistër të përbashkët
Artikulli tjetërFurnizimi me energji, merr fund vuajtja 10-vjeçare e 200 familjeve në Ksamil