Ballina SPORT

Putin nuk e pa ndeshjen Rusi-Egjipt

MOSKË, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka mundur ta ndjekë ndeshjen që shënoi triumfin e Rusisë përballë Egjiptit (3-1), theksoi sot Kremlini.

“Fatkeqësisht, presidenti nuk e ka parë ndeshjen. Ai ishte në avionin që po e kthente nga Minsku në Moskë pas një takimi me presidentin bjellorus, Alexandre Lukashenko”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Por, menjëherë pas mbërritjes së avionit në Moskë, e kanë njoftuar për rezultatin e kësaj ndeshjeje”, theksoi ai.

Rusia mundi dje Egjiptin me rezultatin (3-1) në ndeshjen e dytë të Grupit A të Botërorit 2018, në Shën Petërburg.

“Kjo është një fitore shumë e shtrenjtë për ne, një fitore që na ka gëzuar shumë. Edhe presidenti gjithashtu është mrekulluar”, nënvizoi Peskov.

Bëhet fjalë për fitoren e dytë radhazi për skuadrën ruse. Të enjten Rusia mundi me një rezultat të thellë Arabinë Saudite (5-0), gjatë ndeshjes së hapjes së Botërorit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhafaj me homologun belg, diskutojnë për çështjen e migracionit të parregullt
Artikulli tjetërPacolli vizitë në Holandë, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave