Ballina Ekonomi

Ndërtohen 6 ura të reja dhe rikonstruktohen 3 të tjera

TIRANË, 19 qershor/ATSH/- Gjashtë ura të reja do të ndërtohen në disa prej segmenteve rrugore më të rëndësishme, ndërsa rikonstruksionit do t’i nënshtrohet ura e Kaludhit, nyja në disnivel në Bushnesh si dhe ura lidhëse e rrugës Levan-Tepelenë me fshatin Dragot.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik është hapur tenderi me fond limit të vënë në dispozicion prej 12,881,542.00 lekë, ndërsa autoriteti kontraktues është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Objekti i tenderit: “Studim Projektim i urave të Leklit, Dragotit, Ura e Vorës, Tapizës, Ura e Drojës, Zemblakut; rikonstruksion i urës së Kaludhit dhe nyja në disnivel në Bushnesh dhe ura lidhëse e rrugëve Levan – Tepelenë me  fshatin Dragot”, thuhet në faqen zyrtare të APP-së.

Agjencia e Prokurimit Publik do të mbyllë tenderin në datë 29 qershor./z.t//e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Kina vendos tarifa shtesë ndaj importeve nga SHBA-ja
Artikulli tjetërMbyllen në paqe 45 minutat e para Rusi-Egjipt