Ballina Bota

BRUKSEL – BE zgjat sanksionet kundër Rusisë

BRUKSEL, 18 qershor /ATSH-ANSA / – Këshilli i Bashkimit Europian shtyu sot me një vit sanksionet kundër Rusisë, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit, u bë e ditur në një komunikatë për shtyp nga Bashkimi Europian.

Këto masa do të merren për persona dhe kompani që importojnë produkte që vijnë nga Krimeja dhe Sevastopoli si edhe kundër atyre që investojnë në sektorin e turizmit dhe atë imobiliar./  /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMUZIKË – 94-vjeçari Aznavour shtyn koncertet
Artikulli tjetër“Smile Albania”, punësim sezonal për të rinjtë. Ja si të aplikoni