Ballina Bota

MUZIKË – 94-vjeçari Aznavour shtyn koncertet

PARIS, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Këngëtari i famshëm francez, Charles Aznavour i cili pak muaj më parë pësoi një thyerje të dyfishtë në krahun e majtë do të anulojë pesë data të planifikuara këtë verë dhe pritet të rinisë turin në muajin shtator, njoftoi sot për median agjenti i tij.

« Që prej aksidentit që i shkaktoi një thyerje të dyfishtë në pjesën e parakrahut, Charles Aznavour është në fazën e rikuperimit, megjithëse mjekët vlerësuan se periudha e shërimit do të jetë më e gjatë sesa parashikimi dhe do të zgjasë deri në fund të gushtit », saktësoi i njëjti burim në një deklaratë.

Koncertet e 30 qershorit në Londër, më 14 korrik në Marbella (Spanjë), më 21 korrik në Regensburg (Gjermani), më 4 gusht në Këln (Gjermani) dhe më 16 gusht në Pula në Kroaci do të anulohen.

Këngëtari, 94 vjeç, do të mund të vijojë turin e tij botëror në muajin shtator./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – 25 vite udhëtime falas, pasi u lind në… tren!
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE zgjat sanksionet kundër Rusisë