Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/6/2018

MYNIH (Gjermani) – Kritika kundër Merkel. Partia bavareze CSU vendos në lidhje me një projekt për dëbimin e migrantëve të paligjshëm.

BERLIN (Gjermani) – 10 ditë nga një samit europian vendimtar, kancelarja gjermane, Angela Merkel pret homologun italian, Giuseppe Conte, në krye të një koalicioni që ka bashkuar populistët dhe ekstremin e djathtë.

GJENEVË (Zvicër) – Hapet sesioni i 38-të i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së me shefin e diplomacisë britanike, Boris Johnson dhe komisionerin e lartë për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein.

LION (Francë) – Shitje në ankand e një kapeleje të Napoleonit I.

GJENEVË (Zvicër) – I dërguari special i OKB-së mbi Sirinë, Staffan de Mistura, organizon bisedime në Gjenevë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në kuadër të krijimit të një komiteti kushtetues.

OSLO (Norvegji) – Fluturimi i parë i një avioni plotësisht elektrik në Norvegji.

MILANO (Itali) – Java e modës për Burrat në Milano. Paradë pranverë-verë 2019.

RIGA (Letoni) – Dalai Lama, shefi shpirtëror tibetian në mërgim, në vizitë në Letoni.

HELSINKI (Finlandë) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në vizitë në Finlandë.

RIGA (Letoni) – Presidenti irlandez, Michael Higgins takohet me homologun letonez, Raimonds Vejonis.

VARSHAVË (Poloni) – Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans, takohet me kryeministrin polak, , Mateusz Morawiecki, për reformat e qeverisë së tij, konsideruar nga Brukseli si një kërcënim i vazhdueshëm për shtetin e së drejtës.

BRUKSEL (Belgjikë) – Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini pret ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të G5 Sahel. 11H15 (PHOTO)​

BERLIN (Gjermani) – Takim, më pas konferencë shtypi e lidershipit të partisë konservatore të Angela Merkel, mes krizës qeveritare për migrantët.

PARIS (Francë) – Takim i ministrit të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian me homologun indian, Sushma Swaraj./

MANILA (Filipine) – Data përfundimtare për dëbimin e australianes katolike, Patricia Fox, e cila irritoi presidentin, Rodrigo Duterte./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë 18 qershor 2018
Artikulli tjetërSiguria në plazhe, Policia Kufitare bllokon e gjobit 17 mjete lundruese