Ballina Kulturë

FOTO/ Kumbaro uron Fitër Bajramin me kantierin e restaurimit të Xhamisë se Et’hem Beut

TIRANË,15 qershor /ATSH/ – Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka uruar sot të gjithë besimtarët mysliman për Fitër Bajramin me kantierin e restaurimit të Xhamisë se Et’hem Beut.
Në ditën e Fitër Bajramit, Mirela Kumbaro prezanton punën e nisur në Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë për restaurimin e plotë e të thellë të kësaj perle të trashëgimisë sonë kulturore, themelet e së cilës janë hedhur në fund të shekullit XIV.
Kjo ndërhyrje e thellë realizohet për herë të parë dhe bëhet e mundur falë bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me TIKA-n, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim./a.a/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRoboti iPal është dadoja perfekte për të vegjëlit
Artikulli tjetërRama ftesë të veçantë dibranëve: Të dielën nisin punimet për rrugën që është pritur 100 vite