Ballina Shkencë dhe teknologji

Roboti iPal është dadoja perfekte për të vegjëlit

TIRANË,15 qershor /ATSH/ – Prindërit kinezë e kanë zgjidhur çështjen se kush do t’ia mbajë fëmijët e tyre.

Roboti iPal, që kushton 1400 dollarë, është dadoja perfekte për të vegjëlit. Ai flet dy gjuhë, jep mësime matematike, tregon barcoleta dhe komunikon me fëmijët me anë të një ekrani që ka në gjoks.

Roboti sillet si një fëmijë 4-8 vjeç, duke u bërë si një pjesëtar shtesë i familjes dhe duke i hequr prindërve ngarkesën e përkujdesjes për të voglin.

Një aplikacion në celular u lejon gjithashtu prindërve që të shohin dhe të dëgjojnë gjithçka që ndodh në afërsi të robotit-dado./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëmtohen 70% të kulturës bujqësore në Elbasan, Balla: Grup pune për çdo familje
Artikulli tjetërFOTO/ Kumbaro uron Fitër Bajramin me kantierin e restaurimit të Xhamisë se Et’hem Beut